Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se krizat e vazhdueshme në rajon kanë nxjerrë edhe një herë në pah “rëndësinë strategjike të veprimit solidar të botës turkike”, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
“Krizat në Palestinë, Liban, Iran, Ukrainë dhe shumë vende të tjera tregojnë se duhet të forcojmë mbrojtjen tonë dhe të rrisim bashkëpunimin në sektorin industrial”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij në samitin joformal të Organizatës së Shteteve Turkike (OTS) në Turkistan të Kazakistanit.
Ai theksoi se Turqia synon të avancojë më tej koordinimin dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike brenda OTS-së gjatë mandatit të saj të ardhshëm, duke shtuar se siguria kibernetike tashmë është po aq jetike sa siguria në tokë, ajër dhe det.
Erdogan gjithashtu shprehu shpresën se bota turkike do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore me Republikën Turke të Qipros Veriore.
Duke vënë theksin te bashkëpunimi kulturor dhe digjital, ai tha se alfabeti i përbashkët turkik duhet të përdoret gjerësisht në arsim, kulturë, bashkëpunim akademik dhe transformim digjital.
Presidenti turk po ashtu theksoi se duhet të mbështeten iniciativat e bazuara në inteligjencën artificiale, përfshirë një model gjuhësor turk të krijuar për të bërë të dukshme pasurinë e gjuhës së përbashkët në hapësirën digjitale.



Të tjera
Çfarë duhet të konsumoni për jetëgjatësinë e trurit
Sami Lushtaku me postim: I përgjigjem institucioneve për dallim prej Albin Kurtit, Prokuroria të mos instrumentalizohet
Kos: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën