Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, ka thënë se LDK dhe PDK u kanë mbijetuar ndryshimeve të mëdha.
Prandaj sipas Haraqisë këto do duhej të ishin dy subjektet e vetme në vend.
”Janë dy subjekte politike në Kosovë, LDK dhe PDK, që çdo ditë po vërtetohet se këto të dyja kanë me mbijetu. Sepse AAK-ja është e Haradinajt, nëse nuk është Haradinaj s’ka parti më, ajo nuk mbijeton më. Njëjtë është edhe Vetëvendosje, pa Albin Kuritn s’ka më. E mira është që PDK-ja, LVV-ja dhe partitë tjera nga ky krah i luftës është mirë të bashkohen me PDK-në, ta kenë një koncept të përbashkët dhe LDK-ja me ndejtë në pjesën tjetër me PSHDK-në”, tha Haraqija.
Haraqija tha se zhvillimet politike në vend po e dëshmojnë çdo ditë se Lëvizja Vetëvendosje është themeluar nga Shërbimi Informativ i Kosovës.
”Unë kam thënë moti se Vetëvendosjen e ka kriju SHIK-u qeshnin me mu, tash po shihet që krejt pjesë e PDK-së që kanë qenë janë brenda Vetëvendosjes, LDK s’ka. Është e vërtetë 100 përqind, u pa pasi kaloi Rexhep Selimi aty, tash të gjithë bashkë janë kjo strukturë, nuk janë të LDK-së”, tha Haraqija.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim