Lamine Yamal ka konfirmuar se nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik me rikuperimin e tij përpara Kampionatit Botëror, pasi është jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit me Barcelona.
Anësori 18-vjeçar po rikuperohet nga një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të majtë, i pësuar në fund të muajit prill. Ai dha një përditësim mbi gjendjen e tij gjatë një aktiviteti të Kings League.
“Nuk do të prek asnjë top deri në Kampionatin Botëror”, deklaroi Yamal kur u pyet nëse do të merrte pjesë në penalltinë tradicionale të presidentit gjatë gjysmëfinales së skuadrës së tij, La Capital.
Sipas raportimeve, Barcelona po tregohet shumë e kujdesshme me rikuperimin e talentit spanjoll, mes shqetësimeve se Kombëtarja e Spanjës mund ta rikthejë atë më herët seç duhet për turneun.
Afati i rikuperimit të Yamal fillimisht është vlerësuar nga gjashtë deri në tetë javë, duke lënë ende paqartësi për gatishmërinë e tij në ndeshjet e para të fazës së grupeve.
Spanja e nis aventurën në Kampionatin Botëror kundër Kepi i Gjelbër më 15 qershor, ndërsa më pas përballet me Arabia Saudite më 21 qershor dhe Uruguai më 27 qershor.
Në skenarin më optimist, Yamal mund të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse, megjithëse një qasje më e kujdesshme mund ta shtyjë rikthimin e tij për më vonë gjatë fazës së grupeve. /Telegrafi/



Të tjera
7 përfitime nga dushi i mëngjesit me ujë të ftohtë
Lansohet Platforma e Trajnimeve për Siguri Kibernetike për Shërbyesit Civil
Dërgohet në mbajtje një person për ngacmim