Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kjo parti nuk ka pasur nevojë edhe për një fitore pas asaj që arrit më 28 dhjetor.
Por, Kurti ka thënë se partitë opozitare kanë nevojë edhe për një humbje.
“Fitorja ke rekord, 51.1%, jo 50 por 51, jo 51 por 51.1%. Ne nuk kemi pas nevojë edhe për një fitore, mirëpo blloku opozitar ka nevojë edhe për një humbje”, ka thënë ai, në një video të publikuar në Facebook.
Ai i ka kujtuar mërgatës se kanë vetëm edhe 12 orë kohë për t’u regjistruar për të votuar.
LVV sonte mban tubim në Gjakovë, ku do të bëjë prezantimin e kandidatëve për deputetë.



Të tjera
7 përfitime nga dushi i mëngjesit me ujë të ftohtë
Lansohet Platforma e Trajnimeve për Siguri Kibernetike për Shërbyesit Civil
Dërgohet në mbajtje një person për ngacmim