Policia e Maqedonisë së Veriut ka rikthyer qarkullimin në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit–Bllacë, pas problemeve të shkaktuara nga rënia e sistemit të regjistrimit të hyrje-daljeve.
Sipas autoriteteve, lëvizja e personave dhe automjeteve po zhvillohet me kontrolle të dyfishta, ndërsa regjistrimi në hyrje dhe dalje po bëhet manualisht.
Më herët gjatë ditës, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kishte njoftuar se sistemi në RMV kishte dalë jashtë funksionit, duke bërë që Policia maqedonase të ndalte përkohësisht qarkullimin e personave, veturave dhe autobusëve në kufi.
Ndërkohë, sot në Shkup pritet të mbahet protesta e studentëve shqiptarë për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe, e paralajmëruar të nisë nga ora 16:30.



Të tjera
Tjetër alarm për Spanjën, Yamal mund të mungojë dy ndeshjet e para të Botërorit
Pse ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë, ja çfarë ndodh në organizëm
Murati: FMN-ja tregon se Kosova ka shënuar rritjen më të shpejtë ekonomike