Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Barcelona vazhdon ta ketë prioritet kryesor transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez nga Atletico Madrid.
Klubi katalanas po kërkon mënyra për ta ulur çmimin e transferimit, i cili mund të arrijë deri në 150 milionë euro.
Për këtë arsye, klubi katalanas po mendon të përfshijë lojtarë në marrëveshje, me emrin e Ferran Torres që përmendet si opsioni kryesor.
Në të njëjtën kohë, Barça po monitoron edhe Joao Pedron, por Julian Alvarez mbetet objektivi numër një për repartin ofensiv pas largimit të pritshëm të Robert Lewandowski.



Të tjera
Edhe bimët kanë tru
FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban
AKP bartë rreth 200 mijë hektarë prona pyjore në Ministrinë e Bujqësisë