Lëkurat e hudhrave, sekreti për rënien në peshë – Ekonomia Online

Lëkurat e hudhrave, sekreti për rënien në peshë

Shumë amvisa teksa qërojnë thelpinjtë e hudhrave hedhin në kosh lëkurat.

Lëkurat e hudhrës janë përdorur që në lashtësi për të
mbajtur organizmin në formë, nxitur qarkullimin e gjakut dhe mbi të gjitha për
të pastruar organizmin nga të gjitha toksinat.

Për Rënie në peshë

Zieni në një tenxhere të vogël 1 litër ujë. Pasi uji të nisë të vlojë largojeni nga zjarri.

Hidhni në tenxheren ku keni ujin e zier të nxehtë tre duar
me lëkura hudhrash.

Kujdes lëkurat e hudhrave duhet t’i hidhni pasi uji ka zierë dhe jo gjatë momentit të zierjes.

Përziejeni mirë dhe lëreni të qëndrojë ashtu përgjatë gjithë natës.

Të nesërmen kullojeni lëngun dhe pini dy ose tre gota në
ditë për një muaj ose dy muaj në varësi të peshës trupore që keni. /mapo.al