Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur në takim kryetaren e sapozgjedhur të komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës.
Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.
Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024.



Të tjera
Ndryshime të papritura: Real Madridi largohet nga gara për Enzo Fernandez
Granit Xhaka i përkushtuar te Zvicra, por gjithmonë pranë familjes: Momente që kanë rëndësi
Ushtrimet e rregullta rinojnë trurin