Parafushata e zgjedhjeve të 7 korrikut është përcjellë me përplasje të shumta mes subjekteve kryesore, por as partia joparlamentare PSD nuk ka qëndruar anash.
Së fundmi, zyrtari i LDK-së, Paris Guri, përmes një dokumenti që e ka prezantuar publikisht, ka pretenduar se sekretari i PSD-së, Nol Nushi, është futur në biznes me Hysen Durmishin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili mban pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës.
“Me fakte për proxyt e Vetëvendosjes. Shiqojeni se si Hysen Durmishi, sa ka qenë zv. ministër i Infrastrukturës, hyn në marrëdhënie kontraktuale me Nol Nushin dhe dy anëtarë të kryesisë së PSD-së. Ky dokument është arsyeja pse këta merren me LDK-në. Ky është dokumenti ku e zyrtarizon shitjen e tyre te Vetëvendosje. Bashkë keni qenë, bashkë jeni, bashkë do të mbeteni; PROXY TË VETËVENDOSJES!”, ka deklaruar Guri, duke publikuar edhe dokumentin.
Nuk ka vonuar shumë dhe Nol Nushi i është përgjigjur Gurit në komente, duke i kërkuar ballafaqim televiziv.

“Paris Guri e paske kë zbulu ujin e nxehtë. Gjeje emisionin, orën, moderatorin, merre krejt forumin rinor, folim për mu edhe për milionat e juja, Marigona Hillin, mafian e energjisë, screenshotat etj etj”, është përgjigjur Nushi.



Të tjera
Ukrainasit godal@sin një fabrikë të madhe kimike në Rusi, ndalet prodhimi në uzinë
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe mbi 10 mijë euro para të gatshme
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzim për qera