Tottenham Hotspur ka rikthyer interesimin për yllin brazilian Savinho dhe këtë herë londinezët duket se janë gati të provojnë seriozisht transferimin e anësorit të Manchester Cityt.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Spurs kishin tentuar ta transferonin brazilianin edhe verën e kaluar, por negociatat kishin dështuar pasi Manchester City nuk pranonte largimin e lojtarit.
Tani situata mund të ketë ndryshuar dhe kontaktet e para mes palëve tashmë kanë nisur, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se Savinho është i hapur për një transferim te Tottenham, ndërsa trajneri Roberto De Zerbi e vlerëson shumë profilin e tij. Klubi londinez po kërkon përforcime në repartin ofensiv dhe braziliani shihet si një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës.



Të tjera
Bjondet apo brunet janë më të suksesshme në karrierë?
Biba i Autoritetit të Konkurrencës “fal” spitalin e imamit të FETO-s, Klodian Allajbeut
Kongresistët amerikanë sot vizitë në Luginën e Preshevës dhe Kosovë