Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Inspektoratin Policor të Kosovës, institucion për të cilin tha se është tejet i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe në themel të besimit publik në Republikën e Kosovës.
Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë Kurti tha se viteve të fundit IPK-ja ka rritur ndjeshëm efikasitetin në trajtimin e ankesave të qytetarëve, duke u shndërruar në një adresë të besueshme institucionale për çdo shqetësim ndaj veprimeve të policisë sonë.
“Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër. Një polici më e pastër do të thotë një shtet më i drejtë dhe një shtet më i drejtë do të thotë më shumë besim për qytetarët”, tha ai.
Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se Inspektorati Policor i Kosovës e ka forcuar praninë institucionale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe katër komunat në veri të vendit, duke rritur qasjen, besimin dhe barazinë institucionale për të gjithë qytetarët.



Të tjera
Shefit nuk i pëlqejnë disa nga sjelljet tuaja në rrjetet sociale
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del me njoftim
Ushqimet që rregullojnë stresin dhe gjendjen shpirtërore