Nga dita e sotme ka hyrë zyrtarisht në fuqi periudha e fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, e cila do të zgjasë deri në orët e para të 7 qershorit.
Edhe pse partitë politike tashmë kanë zhvilluar aktivitete dhe tubime elektorale në disa qytete të vendit dhe jashtë tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përcaktuar sot si fillimin formal të fushatës.
Procesi zgjedhor do të zhvillohet me një buxhet prej mbi 10.8 milionë eurosh, i ndarë për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve.
Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të reja erdhi pas bllokadës institucionale të shkaktuar nga moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues, situatë që çoi në shpërndarjen e institucioneve dhe kthimin e vendit në zgjedhje.
Partitë kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitete të shumta përgjatë ditës për hapjen e fushatës, ndërsa gara pritet të dominohet nga rivaliteti mes subjekteve më të mëdha politike dhe kandidatëve që synojnë drejtimin e ekzekutivit.
Aktivitetet hapëse janë planifikuar në disa qytete:
LVV së bashku me partnerët do të mbajë tubimin hapës në Palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në ora 19:30.
PDK do të mbajë aktivitetin e parë zgjedhor në sheshin pranë komunës në Ferizaj, në ora 20:00.
LDK do ta nisë fushatën në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 18:00.
AAK organizon hapjen e saj në Parkun e Qytetit në Gjakovë duke filluar nga ora 19:45.



Të tjera
Tri ushqime që pastrojnë rrënjësisht mushkëritë
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, Prokuroria jep detaje, arrestohet i dyshuari
Dy risi dhe rikthime në Kombëtare, trajneri Maran publikon listën për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Luksemburgut