Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Izraelit (3 qershor, 20:00, “Air Albania”) dhe ndaj Luksemburgut (6 qershor, 20:00, “Air Albania”).
Trajneri Rolando Maran ka publikuar listën e parë në epokën e tij të re me Kombëtaren shqiptare. Tekniku kuqezi ka grumbulluar 27 lojtarë për dy miqësoret e qershorit.
Ka dy risi në listë. Për herë të parë me Kombëtaren grumbullohen portieri i Partizanit, Pano Qirko, dhe mesfushori i Carrareses, Luis Hasa.
Janë rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi.
Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj.
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti.
Sulmues: Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.
Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 1 qershor, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Biletat për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut mund t’i blini online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”. /Telegrafi/



Të tjera
Tri ushqime që pastrojnë rrënjësisht mushkëritë
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, Prokuroria jep detaje, arrestohet i dyshuari
Dy risi dhe rikthime në Kombëtare, trajneri Maran publikon listën për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Luksemburgut