U.D e presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në 27-vjetorin e të rënëve të familjes Kastrati

U.D e presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në 27-vjetorin e të rënëve të familjes Kastrati

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes dhe njëherazi Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në përvjetorin e 27-të masakrës së familjes Kastrati, përcjell Kosova Post.

“27 vite më pas, plaga ende nuk është shëruar. Drejtësia ende mungon por kujtesa jonë nuk tretet. Kujtimi i tyre është thirrje për drejtësi”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Më 28 maj të vitit 1999, pesë anëtarë të familjes Kastrati, Sokol (Çelë) Kastrati, Xhafer (Çelë) Kastrati, Valdet (Sokol) Kastrati, Adrian (Xhafer) Kastrati dhe Alban (Xhafer) Kastrati, si dhe fqinji i tyre, Hasan (Emrush) Muratagiqi, u vranë mizorisht nga dora kriminale serbe.

Në përkujtim të tyre, sot bëmë homazhe tek varrezat e qytetit të Pejës. Ndonëse drejtësia ende mungon, kujtimi dhe sakrifica e të rënëve për liri mbeten të përjetshme.

Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit!