Kurti shkruan në librin e zisë për Hafiz Gagicën: Figurë e rrallë e mërgatës shqiptare

Kurti shkruan në librin e zisë për Hafiz Gagicën: Figurë e rrallë e mërgatës shqiptare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nderuar figurën e veprimtarit Hafiz Gagica, duke thënë se ai në mërgim u angazhua pakursyer dhe pati një përkushtim të pakusht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton KosovaPost.

“Hafiz Gagica është shembull i një veprimtari, i cili punoi shumë në mërgatë për lirinë e Kosovës, u angazhua pareshtur për shqiptarinë në shekullin e kaluar, e nuk mori gjë për vete në këtë shekull”.

Kurti shkroi edhe në librin e zisë.