Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Metaj-Isufi, ka deklaruar se vendi është përballur me zgjedhje të parakohshme për shkak të bllokadave të krijuara nga opozita në proceset institucionale.
Ajo tha se zgjedhjet e fundit kanë ardhur si pasojë e mungesës së mbështetjes së nevojshme për funksionimin normal të institucioneve, duke i cilësuar ato si të panevojshme.
Ajo u shpreh optimiste se pas procesit zgjedhor vendi do të ketë më shumë stabilitet politik dhe institucione më funksionale.
Sipas saj, LVV-ja do t’i jap fund bllokadave politike me një rezultat prej 60 për qind.
“Nuk e konsideroj çmim shumë të lartë 12 milionëshin e shpenzimeve për zgjedhje, çfarë e konsideroj dëm për vendin 800 milionëshin e Panit të Rritjes me BE-në. Kjo është e dhimbshme dhe këtë po e shohin qytetarët. Pas zgjedhjeve, jam shumë optimiste që do të kemi një stabilitet politik në të ardhmen. Qytetarët le ta votojnë LVV-në më shumë sesa në rezultatin e dhjetorit. Mendoj që 60 për qindëshi na kryen punë, në mënyrë që të mos kemi asnjë bllokadë”, tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.



Të tjera
Pas dyshimeve për shëndetin, mjeku konfirmon: Trump në gjendje të shkëlqyer, i aftë për të vazhduar detyrën
Si t’i bëni pastat e shëndetshme dhe me më pak kalori?
Sonte finalja e Ligës së Kampionëve, PSG kundër Arsenalit