Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka folur para ndeshjes miqësore ndaj Republikës Çeke që zhvillohet nesër.
Foda tha se takimi i së dielës do të tregojë se në ç’gjendje është Kosova para ndeshjeve të Ligës së Kombeve qe vetëm sa po afrohen.
“Ndeshja e nesërme duhet të jetë tregojë që ne jemi në gjendje të luajmë kundër një kundërshtari të nivelit të lartë dhe me intensitet të lartë ndonëse kemi disa futbollistë që mungojnë për shkak të lëndimeve ose që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të vijnë”, tha Foda në konferencë për media, raporton Klan Kosova.
“Sidoqoftë është ndeshje e rëndësishme, është ndeshje të cilën duam ta fitojmë, është ndeshje në të cilën ne duam të paraqitemi sa më mirë sepse po ashtu është një ndeshje që do të tregojë formën se sa jemi të gatshëm për ndeshjet e Nations League”.



Të tjera
Ja në cilat rrethana nuk preferohet të merret paracetamoli
Një mesazh nga G@za për shqiptarët: Mos e bëni dhe ju gabimin tonë…!
Arsenali në epërsi ndaj PSG-së