Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës dje ka publikuar të dhënat më të fundit për pagën mesatare në vend, e cila për vitin 2025 ka shënuar vlerën 713 euro bruto.
“Kjo përkthehet në rritje prej 247 euro apo 53% nëse e krahasojmë me nivelin që e kemi gjetur në fillim të mandatit (2020-2025). Kurse për periudhën 5 vjeçare para Qeverisë Kurti (2014-2019), paga mesatare në vend ishte rritur vetëm 74 euro apo 18%”, ka shkruar Murati në ‘Facebook’.
“Thënë ndryshe, rritja e pagës mesatare me Qeverinë Kurti ka qenë 3-fish më e madhe sesa me qeveritë Mustafa e Haradinaj. Këtë e thonë të dhënat zyrtare të ASK-së. Prandaj i lus edhe mediat dhe analistët nëpër studio, që sa herë të flasin për rritje pagash, t’u referohen statistikave konkrete e zyrtare, sepse kjo e bën shumë më të lehtë mirë-informimin e qytetarëve”, ka shkruar Murati.



Të tjera
Një mesazh nga G@za për shqiptarët: Mos e bëni dhe ju gabimin tonë…!
Arsenali në epërsi ndaj PSG-së
Këto janë arsyet e zakonshme të ënjtjes së gishtërinjve