Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Në nisje të takimit, Kurti theksoi se Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme, si dy shtete të të njëjtit komb, duke shtuar se bashkërendimi dhe bashkëveprimi ndërmjet tyre nuk janë zgjedhje, por detyrë kombëtare, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Bëhet e ditur se Kurti foli për marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy vendeve dhe nivelin e zbatimit të tyre, si dhe për rolin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar. Po ashtu, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë diplomacinë, energjinë dhe infrastrukturën hekurudhore.
Në takim u theksua edhe rëndësia e bashkërendimit në politikën e jashtme, si dhe proceset e integrimit euro-atlantik për të dyja vendet, përfshirë edhe bashkëpunimin rajonal.



Të tjera
Dietat përmirësojnë seksin, gjendjen shpirtërore dhe gjumin
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diell, reshje shiu e shkarkime elektrike
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë