Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka qëndruar të dielën për vizitë zyrtare në Prishtinë dhe gjatë takimit me udhëheqës institucional e partiak, ai ka thënë se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Tiranës Zyrtare.
Hoxha, tek iu ka referuar një deklarate të mëparshme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”.
“Pa një Kosovë të sigurt nuk mund të ketë as rajon e as Evropë të sigurt. Shqipëria nuk do të pranojë e as tolerojë cenimin e qytetarëve të Kosovës dhe do të jetë përherë krah Kosovës. Sulmi në Banjska dhe kanalin Ibër-Lepenc nuk mund të harrohen dhe llogaridhënia duhet të jetë e plotë. Kam ardhur këtu për të theksuar qartë atë që ka thënë kryeministri Rama: kush prek Kosovën, prek Shqipërinë. Kosova është një realitet i pakthyeshëm politik. Kushdo që mendon ndryshe, sheh ëndrra me sy hapur”, ka thënë Hoxha.



Të tjera
Një portokall në ditë mbron shikimin
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i hekurudhave
Kurti në “Politiko”: Fushata po shkon mirë, po takojmë qytetarë gjithandej