Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte ekskluzivisht në emisionin “Politiko” me moderatorin Kushtrim Sadiku, ku po përballet me analistët Halil Matoshi dhe Fidan Rama, në një debat që vjen pas rreth gjashtë vitesh.
Gjatë intervistës, Kurti foli për ecurinë e fushatës zgjedhore dhe takimet me qytetarët në terren.
“Faleminderit për ftesën, fushata po shkon shumë mirë, po takojmë njerëz gjithandej. 110 kandidatët e listës me nr. 116 janë bashkë në katër subjekte politike, i kemi edhe partnerët e koalicionit. Jemi të gjithë bashkë në programin tonë për t’i vazhduar projektet e mira që kemi nisur”, tha Kurti.



Të tjera
E bëni shpesh, por mos e ndaloni asnjëherë teshtimën
Një portokall në ditë mbron shikimin
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i hekurudhave