Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai sot ka dorëzuar dorhejqen nga ky post.
“Sot i dorëzova Kryeministrit dorëheqjen time nga detyra e Zëvendëskryeministrit përgjegjës për Qeverisjen e Mirë.
Gjatë këtyre dy viteve kam pasur nderin dhe privilegjin t’i shërbej vendit, duke kontribuar në reforma që synojnë forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe shtetit të së drejtës, një mision sa i rëndësishëm aq edhe jofalenderues.
A jam plotësisht i kënaqur me atë që kemi arritur? Sigurisht që jo. Gjithmonë ka hapësirë për më shumë, për më mirë dhe për më shpejt. Por a kam punuar me përkushtimin maksimal për të vendosur themele të shëndosha mbi të cilat mund të ndërtohet më tej? Pa asnjë mëdyshje, po”, njofton Fetai përmes profilit të tij në Facebook.
Ai shton se ky është një vendim i mirëmenduar, i marrë me bindjen se në rrethanat aktuale kjo është gjëja më e drejtë dhe më dinjitoze.





Të tjera
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregjet evropiane të aksioneve në rënie
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fëmijët meritojnë më të mirën prej nesh
Saliba në rrezik për botëror, lëndimi i tij më serioz sesa pritej