Dronë, motoristë dhe dhurata, Policia qendron pranë fëmijëve në ditën e tyre

Dronë, motoristë dhe dhurata, Policia qendron pranë fëmijëve në ditën e tyre

Policia e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh në mbarë vendin për shënimin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke afruar fëmijët me punën dhe misionin e institucionit të sigurisë.

Aktivitetet u zhvilluan në lokacione të ndryshme dhe përfshinë demonstrime të njësive policore, vizita, programe kulturore dhe shpërndarje dhuratash simbolike për fëmijët.

Në këto aktivitete morën pjesë drejtuesit e lartë të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, si dhe personalitete të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, përfaqësues të Policisë vizituan Spitalin Pediatrik në QKUK, ku u shpërndanë dhurata simbolike për fëmijët e hospitalizuar.