Dua Lipa dhe Callum Turner u martuan në një ceremoni intime më 31 maj 2026 në Londër, duke e mbajtur ngjarjen larg vëmendjes së publikut deri në momentin e fundit.
Ajo u shfaq me një kostum të bardhë me fund të realizuar posaçërisht nga Schiaparelli, i dizajnuar nga Daniel Roseberry.
Callum Turner dhe Dua Lipa
Pamja e saj u frymëzua nga stili ikonik i Bianca Jagger, e njohur për kostumin e bardhë që veshi në ditën e martesës së saj.
Elementi më i spikatur i paraqitjes ishte një varëse luksoze Serpenti nga Bvlgari, e punuar në ar të bardhë dhe e zbukuruar me diamante, me një vlerë mbi 500 mijë euro.
Callum Turner dhe Dua Lipa
Ceremonia u zhvillua në Old Marylebone Town Hall, një vend i njohur ku në të kaluarën janë martuar edhe yje si Liam Gallagher, Ringo Starr dhe Paul McCartney.
Pas rreth dy vitesh lidhjeje, Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Callum Turner dhe Dua Lipa
Por kjo nuk është e vetmja. Ata do të kenë një ceremoni madhështore treditore në Itali. /






Të tjera
A bëhet më i vështirë menaxhimi i stresit me moshën?
Osman Azemi i nënshtrohet ndërhyrjes së 10-të pas aksidentit të rëndë që pësoi vitin e kaluar
Prindërit nuk duhet t’i përdorin kurrë këto fjali me fëmijët