Kurti në Gjakovë: Do ta kemi edhe segmentin që e lidh Gjakovën me Shkodrën, në kuadër të hekurudhës Prishtinë-Durrës

Kurti në Gjakovë: Do ta kemi edhe segmentin që e lidh Gjakovën me Shkodrën, në kuadër të hekurudhës Prishtinë-Durrës

Nga tubimi elektoral në Gjakovë, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, premtoi se për katër vitet e ardhshme prodhimi vendor do ta ketë shumë më të lehtë zhvillimin, pasi qeveria do të ndajë një fond i cili do të shërbejë si garanci për kompanitë prodhuese që duan të marrin kredi.

Kurti shtoi se ekonominë e Gjakovës do ta zhvillojë edhe hekurudha, e cila do të vazhdojë deri në Sarandë.

 “Këtu do ta kemi edhe segmentin që e lidh Gjakovën me Shkodrën, në kuadër të hekurudhës Prishtinë-Durrës… këtu do ta kemi edhe thelbin e industrisë ushtarake…”, ka thënë kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Para elektoratit në Gjakovë, Kurti po ashtu premtoi se shkollave të mesme profesionale, gjatë katër viteve të ardhshme, do t’u shtohen edhe 10 profile të reja.