Klube nga Anglia e Franca në garë për Marc Casadon – Ekonomia Online

Klube nga Anglia e Franca në garë për Marc Casadon

Sipas raportimeve në mediat spanjolle, tri klube janë futur në garë për mesfushorin 22-vjeçar të Barcelonës, Marc Casado.

Crystal Palace, Nottingham Forest dhe Monaco interesohen për Casadon përderisa Barcelona është e gatshme ta shesë lojtarin për të përmirësuar situatën financiare dhe për të krijuar hapësirë për transferime të reja.

Vlera e Casados thuhet se është nga 20 dhe 40 milionë euro ndërsa klubet angleze e shohin atë si një përforcim ideal për mesfushën, ndërsa Monaco po tenton të përfitojë nga lidhjet e agjentit Jorge Mendes. /Klankosova.tv