Manchester City është duke përgatitur një ofertë të madhe për mesfushorin uruguaian Federico Valverde gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimeve të emisionit spanjoll “El Chiringuito”, kampioni anglez është i gatshëm të investojë rreth 90 milionë euro për ta transferuar yllin e Real Madridit, i cili konsiderohet një nga objektivat kryesorë të Pep Guardiolës për përforcimin e mesfushës.
Raporti thekson se e ardhmja e Valverdes në “Santiago Bernabéu” është vënë në pikëpyetje pas një përplasjeje të raportuar në stërvitje me bashkëlojtarin Aurélien Tchouaméni. Kjo situatë ka nxitur spekulime të shumta rreth mundësisë së largimit të uruguaianit nga kryeqyteti spanjoll.
Manchester City e vlerëson lart profilin e Valverdes, i cili njihet për energjinë, fleksibilitetin taktik dhe aftësinë për të kontribuar si në fazën defensive ashtu edhe në atë sulmuese.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse Real Madridi do të jetë i gatshëm të negociojë për një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, apo nëse do të refuzojë çdo ofertë që vjen nga Anglia.



Të tjera
Manikyri pluhur, tendencë e thonjve të bukur por rrezikon infeksione
E trishtë: Këta janë dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal