Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur tubim zgjedhor në Mitrovicë. Para mijëra qytetarëve të mbledhur në shesh, ai premtoi investime të shumta në Mitrovicë dhe në tërë Kosovën, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, infrastruktura e deri te energjia dhe Trepça.
Kurti po ashtu premtoi investime në arsim, shëndetësi, bujqësi si dhe sistemet e ujitjes, etj.
Kandidati për kryeministër gjithashtu premtoi edhe investime. Kandidati, teksa u bëri thirrje që ta votojnë programin e tij, tha se do të investojë edhe në siguri dhe hekurudha, si dhe biletën e integruar mujore vetëm 10 euro.
Kurti foli edhe për shtesat e fëmijëve, duke premtuar se do të rriten. Po ashtu edhe për nënat lehona, ku tani do të marrin nga 500 euro në muaj.



Të tjera
Mosha ideale për të mbetur shtatzënë
Lodhja, zbuloni 6 efektet befasuese në organizëm
Asambleja e studentëve në Universitetin e Vjenës voton për bojkot akademik të universiteteve izr@elite