Napoli ka vendosur ta aktivizojë klauzolën e blerjes dhe ka siguruar përfundimisht kartonin e sulmuesit brazilian Alisson Santos, pas paraqitjeve bindëse me fanellën e klubit italian.
Alisson iu bashkua Napolit në shkurt të vitit 2026 në formë huazimi nga klubi portugez Sporting.
Marrëveshja parashihte një pagesë prej 3.5 milionë eurosh për huazimin dhe një opsion blerjeje prej 16.5 milionë eurosh, të cilin drejtuesit napolitanë kanë vendosur ta shfrytëzojnë.
Me Sportingun debutoi edhe në Ligën e Kampionëve, ku shënoi gola të rëndësishëm, gjë që tërhoqi vëmendjen e Napolit.
Pas vetëm gjashtë muajsh në Itali, klubi i Serie A ka vendosur ta blejë përfundimisht brazilianin, duke e konsideruar pjesë të rëndësishme të projektit për sezonet e ardhshme.




Të tjera
Leao: Premier League apo LaLiga do të ishte perfekte për mua
Frutat dhe perimet që ngjajnë me organet të cilave u bëjnë mirë
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për Subvencionet 2026