Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se bashkëpunimi me partinë Alternativa ka hyrë në vitin e tetë dhe po vazhdon edhe në këtë proces zgjedhor, përcjell KosovaPost.
Në një reagim publik, Kurti theksoi se koalicioni i tyre nuk bazohet në kalkulime politike apo numra, por në vlera dhe parime të përbashkëta, siç janë lufta kundër korrupsionit dhe qeverisja me “duar të pastra”.
Ai shtoi se prioritetet e këtij bashkëpunimi përfshijnë zhvillimin industrial dhe ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Nuk është i kalkulimeve e i numrave, por i vlerave, parimeve dhe i qëllimeve të përbashkëta: luftës së pa kompromis ndaj korrupsionit dhe qeverisjes me duar të pastra…”, u shpreh Kurti.
Në fund të deklaratës së tij, ai bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, duke theksuar: “Të dielën votojmë 116. Krejt për shtet, për shtet për krejt”.



Të tjera
Gjenerata Z po i drejtohet Inteligjencës Artificiale për të gjetur dashurinë
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqësojnë rezistencë
Alarm te Gjermania, Lennart Karl pëson lëndim në stërvitje