Sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Menaxherja e kësaj qendre, Fahrije Axharraj, tha për Kosova Post:
“Deri më tani, sa i përket procesit të votimit, gjithçka ka shkuar në rregull. Në këtë qendër kanë të drejtë vote 12 mijë e 428 votues, të shpërndarë në 14 vendvotime. Kjo është qendra më e madhe e votimit në kryeqytet.”
Sipas saj, deri tani kanë votuar 2 mijë e 788 votues, që përbën 22.43% të numrit të përgjithshëm të votuesve.
Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe, sipas përgjegjësve të qendrave të votimit, deri më tani po zhvillohet pa probleme.



Të tjera
Stambolli pret Samitin Global të Ekonomisë Islamike
Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it
Çdo e treta femër tradhton një herë në jetë…