Arbeloa largohet nga Real Madridi – Ekonomia Online

Arbeloa largohet nga Real Madridi

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Álvaro Arbeloa.

Në komunikatën e publikuar nga klubi madrilen bëhet e ditur se palët kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë fund periudhës së Arbeloas në krye të ekipit të parë.  

“Real Madridi i është shumë mirënjohës Álvaro Arbeloas, i cili gjatë gjithë rrugëtimit të tij në klub, që nga ardhja në akademi, ka treguar gjithmonë besnikëri, përkushtim dhe profesionalizëm. Ai përfaqëson një shembull të vlerave të klubit tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit, përcjell “Gazeta Express”.  

Klubi madrilen gjithashtu i ka uruar sukses Arbeloas dhe familjes së tij në sfidat e reja që e presin në të ardhmen.  

Arbeloa, ish-futbollist i njohur i Real Madridit dhe i kombëtares së Spanjës, ka qenë pjesë e strukturave të klubit për shumë vite, duke kaluar nga akademia deri te drejtimi i ekipit të parë.

Largimi i tij hap një kapitull të ri si për trajnerin spanjoll ashtu edhe për klubin madrilen, i cili shumë shpejt do ta zyrtarizojë rikthimin e Jose Mourinhos.