Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Michael O’Flaherty, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me raportimet se mund të ndërpriten procedurat penale ndaj zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për keqtrajtimin e rëndë të një studenteje gjatë protestave të korrikut 2025 në Beograd.
Në një postim në rrjetin X, O’Flaherty shprehet i alarmuar se ndërprerja e ndjekjes penale në raste të sjelljeve kaq serioze të policisë rrezikon të dëmtojë edhe më shumë besimin e qytetarëve te institucionet e rendit dhe ligjit.
Ai shton se një vendim i tillë mund të përforcojë perceptimin e pandëshkueshmërisë për shkeljet e kryera nga zyrtarët shtetërorë, veçanërisht në kontekstin e protestave dhe ushtrimit të të drejtave themelore.
“Ndërprerja e procedimeve penale për shkelje të rënda nga ana e policisë përmes ndjekjes penale të pezulluar rrezikon të dëmtojë më tej besimin te zbatimi i ligjit dhe të përforcojë klimën e pandëshkueshmërisë. Unë bëj thirrje për hetime efikase, ndjekje penale dhe, aty ku duhet, dënime shkurajuese për shkeljet e policisë gjatë protestave në Serbi./rtk



Të tjera
Serwer, për Kosovën: Duhet të ndërtojmë ura për të ardhmen, jo për të kaluarën
Kur jeni në punë, kjo duhet të jetë dreka juaj
Më 20 korrik mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lu*fte