Ish-trajneri i Real Madridit, Liverpoolit dhe disa skuadrave të tjera të njohura evropiane, Rafael Benitez, ka komentuar interesimin e Los Blancos për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Më herët ishte raportuar se Real Madridi kishte paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh për reprezentuesin argjentinas, por Atletico Madridi e refuzoi menjëherë atë, duke kujtuar se lojtari ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.
“Më erdhi si surprizë, sepse nuk e prisja, sidomos duke pasur parasysh se po përmendeshin emra të tjerë”, tha Benitez.
“Ai është pa dyshim një futbollist i shkëlqyer, por problemi është se çmimin nuk e përcakton ti, por tregu”.
“Ne e transferuam Fernando Torresin për 20 milionë funte, që në atë kohë ishin rreth 30 milionë euro. Ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e Liverpoolit. Sot, 150 milionë euro mund të duken shumë, por këto janë çmimet e tregut”.

“Aktualisht, një qendërsulmues që shënon gola dhe ofron paraqitje pothuajse gjithmonë në nivel të lartë, si Julian Alvarez, mund të kushtojë aq shumë”.
“Ai mund të vlejë 100 apo 150 milionë euro. Është shumë e vështirë të vlerësosh saktësisht çmimin e tij”.
“Mendoj se është një shumë e madhe, por ai është një lojtar fantastik dhe, nëse vazhdon të luajë në nivelin që ka treguar deri tani, mund ta justifikojë plotësisht atë vlerë”, deklaroi Benitez.



Të tjera
Përfundon numërimi në 35 QKN, mbesin vetëm edhe Prishtina, Prizreni e Gjilani
Gjithçka gati për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, ja sa tifozë do të jenë në stadium
Gjuriq takon zyrtarin e BE-së: Jemi për vazhdim të dialogut me Kosovën kurdo që krijohen kushtet e përshtatshme