Një rast i dyshuar për falsifikim të parasë është raportuar më 12 qershor 2026 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ankuesi – përfaqësues i një banke – ka raportuar se janë identifikuar gjithsej 225 monedha metalike nga 2 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Të gjitha mjetet monetare të dyshuara janë sekuestruar nga autoritetet kompetente dhe rasti është duke u proceduar për hetime të mëtejshme.



Të tjera
Po, kafeja ndikon në produktivitet
Unitedi me ofertë fillestare për yllin e West Hamit
Bayerni futet në garë për Rashfordin, përgatit ofertë për Man Utd