Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se mbrëmë ka marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit kushtuar komandant Adem Shehit, përcell KosovaPost.
Përmes, një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se ka theksuar se historia e luftës sonë çlirimtare nuk mund të kuptohet pa kontributin e njerëzve nga Shqipëria që iu përgjigjën thirrjes së Kosovës.
“Dokumentari na e solli më afër njeriun pas uniformës: oficerin nga Shqipëria, komandantin e Brigadës 153 “Hyzri Talla”, njeriun që dijen, përvojën dhe disiplinën ushtarake i vuri në shërbim të lirisë së Kosovës.
Kur Kosova kishte nevojë, Shqipëria ishte krah saj. Me njerëz, me shtëpi, me strehë, me dije, me armë dhe me zemër. Kjo është një nga të vërtetat e mëdha të lirisë sonë’, ka shkruar ajo
Postimi i plotë:
Mbrëmë, në shfaqjen e dokumentarit kushtuar komandant Adem Shehit, u kthyem te një pjesë e rëndësishme e historisë sonë çlirimtare. Në fjalën time theksova se historia e luftës sonë çlirimtare nuk mund të kuptohet pa kontributin e njerëzve nga Shqipëria që iu përgjigjën thirrjes së Kosovës.
E përgëzova ekipin realizues për këtë punë të çmuar, sepse kanë ruajtur më shumë se një jetëshkrim. Kanë ruajtur zërin e një kohe dhe kujtimin e njerëzve që, në çaste të vështira, morën vendime të qarta, pa kërkuar vend në krye të rrëfimit.
Dokumentari na e solli më afër njeriun pas uniformës: oficerin nga Shqipëria, komandantin e Brigadës 153 “Hyzri Talla”, njeriun që dijen, përvojën dhe disiplinën ushtarake i vuri në shërbim të lirisë së Kosovës.
Kur Kosova kishte nevojë, Shqipëria ishte krah saj. Me njerëz, me shtëpi, me strehë, me dije, me armë dhe me zemër. Kjo është një nga të vërtetat e mëdha të lirisë sonë.
Komandant Adem Shehi i doli zot Kosovës siç i dilet zot shtëpisë. Prandaj mbrëmë, me respekt e mirënjohje, i urova mirëseardhje në shtëpinë e tij.



Të tjera
Mosha e pubertetit të djemve lidhet me ciklin menstrual të nënave
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë protestën e të rinjve