Mesfushori i kombëtares braziliane, Bruno Guimaraes, kritikoi cilësinë e fushës pas barazimit 1-1 në ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës 2026 kundër Marokut.
“Nuk duhet të jetë justifikim, por fusha ishte shumë e thatë. Ndërsa po mësoheshim, bëmë shumë gabime në pasime dhe kjo e bëri fillimin e ndeshjes shumë të vështirë”.

“Me stilin tonë të lojës, nuk mund të lejojmë që të humbasim pasimet kaq shpesh. Duhet të përmirësohemi sepse presioni i ndeshjes së parë nuk është kurrë i lehtë”, tha Guimaraes.
Ndeshja midis Brazilit dhe Marokut u zhvillua në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey, SHBA.
Ndërsa më 20 qershor, Brazili do të përballet me Haitin.



Të tjera
Alarm për tornado, vjedhje në kamp dhe mot ekstrem – Anglia kalon ‘ferrin’ para Botërorit 2026
Michael Carrick ndryshon të ardhmen e Marcus Rashford te Barcelona
A mund të shkaktojë alergji marrja e vitaminës C?