Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një përleshjeje të ndodhur të dielën në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 qershor 2026, rreth orës 11:50, dhe është cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Shtytje në vrasje”.
Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, përkatësisht dy burra dhe një grua, të gjithë shtetas të Kosovës.
Pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.



Të tjera
Rritet interesimi i të rinjve për FSK, 234 aplikime për 44 vende
Inaugurohet gjenerata e re e Kualifikimit të Nivelit V Post-Sekondar për Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore, merr pjesë Kurti
Pini këtë pije freskuese për lëkurën me pamje të re, tretje më të mirë dhe më shumë energji