Arsenali ka shënuar një tjetër fitore në ndeshje miqësore, kësaj radhe ndaj Leverkusenit pas rikthimit në Londër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Topçinjtë shkëlqyen ndaj kampionëve të Gjermanisë duke i mposhtur në fund me rezultat të thellë 4-1.
Në këtë sfidë nuk u paraqitën mbrojtësit Riccardo Calafiori dhe Jurrien Timber, derisa trajneri Mikel Arteta ka dhënë arsyet për mungesen e tyre.
“Në lidhje me Riccardo Calafiori, aq shumë i ndodhi atij brenda një jave”.
“Ai ka ardhur në një mjedis të ri me një metodologji të ndryshme dhe trajnime të ndryshme, kështu që ne po e menaxhojmë atë dhe duam ta bëjmë atë ngadalë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Shpresojmë se ai do të jetë i disponueshëm për të luajtur disa minuta të dielën”, deklaroi Arteta.
Arsenalit i ka mbetur edhe një ndeshje para përfundimit të para-sezonit dhe fillimit të sezonit të ri në Ligën Premier.



Të tjera
Vetitë shëruese të borzilokut
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë, në fokus…
Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen