Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka paralajmëruar Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë se inteligjenca ngre dyshime serioze në lidhje me gatishmërinë e Iranit për të pranuar lëshimet bërthamore që Uashingtoni po kërkon si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme përfundimtare, raportoi Axios, duke cituar burime të njohura me bisedimet.
Sipas të njëjtave burime, Ratcliffe nuk është i vetmi skeptik brenda administratës së Donald Trump . Gjatë diskutimeve të brendshme mbi memorandumin e mirëkuptimit, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Irani e ranë dakord të dielën, Sekretari i Shtetit Pete Hegsethdhe Sekretari i MbrojtjesMarco Rubio .
Nga ana tjetër, Zëvendëspresidenti JD Vance, i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner mbështetën marrëveshjen, sipas Axios.
Gjatë një sërë takimesh të mbajtura para publikimit të memorandumit, Trump dhe ndihmësit e tij diskutuan mbi inteligjencën që, sipas burimeve, tregoi se zyrtarët iranianë folën ndryshe për marrëveshjen midis tyre sesa me negociatorët dhe ndërmjetësit amerikanë.
“Inteligjenca në dispozicion tregon se qëllimet e Iranit nuk janë në përputhje me detyrimet e parashikuara në marrëveshje”, tha një nga burimet.
Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti dëgjon mendime të ndryshme përpara se të marrë një vendim, por vendimi përfundimtar është gjithmonë i tiji.
“Ky memorandum përmbush të gjitha vijat e kuqe të administratës duke siguruar që Irani nuk mund të posedojë kurrë një armë bërthamore, se nuk mund të mbajë uranium të pasuruar shumë dhe se nuk mund të mbajë peng furnizimin me energji të botës”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Axios.
Sipas mediave amerikane, memorandumi ofron një kornizë për zgjatjen e armëpushimit dhe nisjen e 60 ditëve negociata mbi një marrëveshje të detajuar bërthamore. Gjatë kësaj periudhe, Irani do të ruante status quo-në e programit të tij bërthamor, ndërsa SHBA-të nuk do të vendosnin sanksione të reja ose forca shtesë ushtarake në rajon.
Nëse do të arrihej një marrëveshje përfundimtare, Uashingtoni do të hiqte gradualisht sanksionet ndaj Iranit dhe do të tërhiqte forcat shtesë ushtarake të vendosura gjatë konfliktit.
Një nga pikat më të diskutueshme të negociatave mbetet çështja e aseteve financiare të ngrira të Iranit. Memorandumi lë hapësirë për interpretime të ndryshme rreth kushteve në të cilat këto asete do të bëheshin të disponueshme për Teheranin.
Zyrtarët amerikanë thonë se do të zbatohet një model “shpërblimesh për zbatim”, sipas të cilit lirimi i disa fondeve do të varet nga veprimet specifike iraniane.
Skeptikët brenda administratës paralajmërojnë se Irani mund të fitojë më shumë sesa humbet gjatë negociatave dhe se mund të mos bjerë kurrë dakord me kushtet bërthamore të kërkuara nga Uashingtoni.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë besojnë se dy deri në tre javët e ardhshme do të tregojnë nëse Teherani është vërtet i gatshëm të bëjë lëshime të rëndësishme.
Memorandumi parashikon gjithashtu rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për trafikun tregtar. Sipas Axios, Irani duhet të sigurojë kalim të sigurt për anijet tregtare gjatë 60 ditëve të para, ndërsa SHBA-të do ta heqin gradualisht bllokadën detare.
Faza përfundimtare e negociatave pritet të fillojë të premten, kur pritet një takim midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë, me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit.



Të tjera
Real Madridi ka në shënjestër tre yje të mëdhenj për qendrën e mbrojtjes
Skandal i ri në Kupën e Botës: Lojtarit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë
Kur është e pashmangshme për t’u divorcuar?