Ballkani dhe Malisheva mësojnë kundërshtarët në raundin e parë të Conference League – Ekonomia Online

Ballkani dhe Malisheva mësojnë kundërshtarët në raundin e parë të Conference League

Është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League, ku dy përfaqësuesit e Kosovës kanë mësuar rivalët e tyre.

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani, do të përballet me ekipin uellsian Connah’s Quay Nomads, në një duel ku therandasit konsiderohen favoritë për kualifikim.

Ndërkohë, Malisheva do të ketë një përballje të fortë ndaj Vllaznia, një prej skuadrave më të njohura të futbollit shqiptar.

Ndeshjet e para të raundit të parë kualifikues do të zhvillohen më 9 korrik, ndërsa ato të kthimit më 16 korrik, me synimin që Ballkani dhe Malisheva të sigurojnë një vend në raundin e dytë të garës.