Një instalacion i pazakontë në East Boston ka siguruar një vend në Librin e Rekordeve Guinness, pasi u prezantua zyrtarisht topi më i madh i futbollit i ndërtuar ndonjëherë.
Projekti, i realizuar nga Autoriteti Portual i Massachusetts, arriti të tejkalojë rekordin e mëparshëm botëror falë një strukture gjigante me diametër prej 47.9 metrash. Krijimi u vendos në Piers Park II dhe pas verifikimit nga Guinness World Records mori titullin prestigjioz.
Me këtë arritje u rrëzua rekordi i vendosur në Katar në vitin 2013, ku ishte ndërtuar një top me diametër 39.98 metra.
Vepra monumentale u realizua nga kompanitë Britten, Inc. dhe Creative Inflatables nga Ohio, si pjesë e aktiviteteve që shënojnë zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA në stadiumin e Bostonit në Foxborough gjatë muajve qershor dhe korrik.
Vizitorët patën mundësi ta shohin nga afër këtë atraksion unik deri më 18 qershor, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se materialet e përdorura për ndërtimin e tij nuk do të hidhen, por do të përpunohen për riciklim pas përfundimit të ekspozimit.



Të tjera
Kush po shkëlqen në Kampionatin Botëror 2026? Statistikat që tregojnë liderët e turneut
Ambasadori britanik thirrje për unitet politik: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale
300 miliardë dollarë për rindërtimin e Iranit – kush do t’i paguajë ato?