Kapiteni Granit Xhaka do të jetë sërish në qendër të mesfushës për Zvicrën në ndeshjen e rëndësishme ndaj Bosnjë-Hercegovinës, e cila nis nga ora 21:00.
Ky ballafaqim i takon Grupit B dhe luhet në Los Angeles. Grupi B, ku bëjnë pjesë edhe Kanadaja dhe Katari, është plotësisht i barabartë, pasi të gjitha përfaqësueset kanë nga një pikë, nga një gol të shënuar dhe nga një të pranuar.
Formacioni i Zvicrës:
Kobel, Widmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Aebischer, Rieder, Embolo, Ndoye.
Formacioni i Bosnjë-Hercegovinës:
Vasilj, Muharemoviq, Kolashinac, Dediq, Katiq, Tahiroviq, Shunjiq, Memiq, Demiroviq, Xheko, Alajbegoviq.



Të tjera
Gjërat të cilat nuk duhet t’i mbani asnjëherë në makinë
Vlerat e vajit të kërpit: Njihuni me farën që ju jep shëndet dhe bukuri!
Burrat thonë 6 gënjeshtra në ditë, 120 mijë gjatë jetës