Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit, si dhe një person tjetër është lënduar si pasojë e një përleshje fizike që ka ndodhur mes disa personave në Matiçan të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Papa Gjon Pali”.
Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar edhe policia e kryeqytetit, përmes zëdhënësit Enis Pllana.
“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, tha Pllana për Klankosova.tv.



Të tjera
Kur pini alkool, flisni më mirë gjuhë të huaja
Ja pse nuk duhet të hani hudhër para gjumit
Gjërat të cilat nuk duhet t’i mbani asnjëherë në makinë