Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Vedat Muriqit. Ylli kosovar ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me gjigantin turk.
“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi dhe klubin e tij, Mallorca, në lidhje me transferimin e tij”.
“Vedat Muriqi, një sulmues i lindur në vitin 1994, nënshkroi një kontratë trevjeçare me Fenerbahcen”.
Presidenti ynë Aziz Yildirim , anëtarët e bordit tonë së bashku me drejtorin tonë të futbollit Oguz Çetin, ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit për stadiumin Chobani në Kompleksin Sportiv Fenerbahce Sukru Saracoglu”, thuhej në njoftimin e Fenerbahces.



Të tjera
Izr@eli dhe Hezbollahu pajtohen për armëpushim
Qumështi i gjirit ju bën më të butë
“Dardanet” shkëlqejnë në Prishtinë, shënojnë fitore ndaj Malit të Zi