Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë një postim interesant, ku nder tjera, thuhet se Rusia po përballet me tkurrje të popullsisë mashkullore në moshë pune, si pasojë e lindshmërisë së ulët, vdekshmërisë së lartë, emigracionit në rritje dhe humbjeve të mëdha në luftën në Ukrainë.
Në këtë shkrim, përfaqësia e BE-së në Prishtinë ka kundërshtuar pretendimet se shteti që ka për president Vladimir Putinin, ka fuqi punëtore të pakufizuar, duke theksuar se realiteti demografik në vend tregon të kundërtën.
Sipas postimit, popullsia mashkullore në moshë pune është zvogëluar ndjeshëm, ndërsa lufta ka përkeqësuar më tej situatën.
“Shumë prej tyre janë detyruar ose mashtruar që të vdesin për iluzionet perandorake të Kremlinit”, thuhet në postim.
Zyra e BE-së vlerëson se rekrutimi i të huajve mund t’i japë Rusisë vetëm kohë të kufizuar, por nuk mund të zgjidhë problemet strukturore me të cilat po përballet vendi.
“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Rusisë po i mbarojnë burrat si për luftën, ashtu edhe për ekonominë”, thuhet në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.



Të tjera
Izr@eli dhe Hezbollahu pajtohen për armëpushim
Qumështi i gjirit ju bën më të butë
“Dardanet” shkëlqejnë në Prishtinë, shënojnë fitore ndaj Malit të Zi