Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi edhe 19 raporte të auditimit, prej tyre 11 të nivelit qendror, shtatë të nivelit lokal si dhe një auditim i veçantë.
Për 12 prej këtyre institucioneve, ZKA ka dhënë opinion auditimi të kualifikuar që nënkupton se përveç çështjeve të përshkruara në bazën për opinionin e kualifikuar, Pasqyrat Vjetore Financiare paraqesin në mënyrë të drejtë dhe të vërtetë gjendjen financiare në përputhje me standardet dhe kornizën ligjore të zbatueshme.
Ndërsa për shtatë institucione të tjera është dhënë opinion i pamodifikuar që nënkupton se Pasqyrat Vjetore Financiare paraqesin në të gjitha aspektet materiale gjendjen financiare në përputhje me standardet dhe kornizën ligjore të zbatueshme.
Opinion të kualifikuar kanë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; Ministria për Komunitete dhe Kthim; Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Korporata Energjetike e Kosovës; Universiteti i Prishtinës; Komuna e Klinës; Komuna e Podujevës; Komuna e Prizrenit; Komuna e Skenderajt; Komuna e Pejës si dhe Komuna e Ferizajt.
Ndërsa opinion të pamodifikuar kanë Gjykata Kushtetuese e Kosovës; Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Drejtësisë; Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave; Komuna e Mitrovicës Veriore si dhe Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetor për qëllime të veçanta të divizioneve të ndara të Korporatës Energjetike të Kosovës për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për vitin 2025.
Në kuadër të auditimeve të kryera, ZKA ka vlerësuar gjithashtu pajtueshmërinë e aktiviteteve dhe operacioneve të këtyre organizatave buxhetore me kornizën ligjore në fuqi. Sipas rezultateve të auditimit, 14 prej këtyre institucioneve kanë pranuar konkluzion të kualifikuar të pajtueshmërisë që nënkupton se disa nga aktivitetet apo operacionet e kryera nuk ishin në të gjitha aspektet materiale në përputhje me kornizën ligjore të zbatueshme. Këto institucione janë: Ministria e Arsimit,
Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Ministria e Drejtësisë; Korporata Energjetike e Kosovës; Universiteti i Prishtinës; Komuna e Klinës; Komuna e Podujevës; Komuna e Prizrenit; Komuna e Skenderajt; Komuna e Pejës dhe Komuna e Ferizajt.
Ndërsa katër institucione kanë pranuar konkluzion të pakualifikuar të pajtueshmërisë që nënkupton se aktivitetet dhe operacionet e tyre ishin në të gjitha aspektet materiale në përputhje me kornizën ligjore të zbatueshme. Këto institucione janë: Gjykata Kushtetuese e Kosovës; Ministria për Komunitete dhe Kthim; Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave dhe Komuna e Mitrovicës Veriore.
Për këto 19 raporte të auditimit ZKA ka dhënë 173 rekomandime, zbatimi i së cilave i kontribuon përmirësimit të proceseve, menaxhimit më të mirë të financave publike dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Deri më tani ZKA-ja ka publikuar 57 raporte të auditimit, prej tyre 54 të rregullsisë (financiar dhe të pajtueshmërisë), një i performancës si dhe dy auditime të veçanta.
Procesi i publikimit të raporteve individuale për auditimet e rregullsisë do të vazhdojë deri më 30 qershor 2026 në përputhje me afatin ligjor.
Për më shumë informata gjeni tabelën përmbledhëse me opinionet, konkluzionet dhe rekomandimet për raportet e lartpërmendura: https://tinyurl.com/2wk2fuss
Si dhe raportet e publikuara i gjeni këtu: https://tinyurl.com/bdfdcetp.



Të tjera
Trendi i ri i marrëdhënieve, çiftet flenë në dhoma të ndara
Rishikimi i KFOR-it: Kroacia do shtojë forcat ushtarake në Kosovë
Gjestet romantike… pse kemi nevojë për to?