Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Mbi 17 kilogramë m@rihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dje, rreth orës 17:30, hetuesit policorë në Kaçanik, në tentim për të ndaluar një veturë për kontrollim, drejtuesi i saj për t’i ikur kontrollit arrit t’i ikë përkohësisht policisë.

Më pas njësi të ndryshme policore arrijnë që veturën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë.

Policia, konkretisht hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, duke kontrolluar rrugën nga dyshohej se ishte larguar vetura, në një vend me mbeturina kanë gjetur të hedhura tre thasë me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.

Substanca narkotike dyshohet të jetë hedhur nga vetura që i ishte shmangur ndalimit policor.

Pesha e përgjithshme e substancës së gjetur dhe konfiskuar është 17 kg e 834.6 gr.

Lidhur me rastin u sekuestruan edhe dëshmi tjera relevante, po ashtu.

Nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’, janë arrestuar dy të dyshuar: F.K., (viti i lindjes 1961, mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë) dhe A.C.., (viti i lindjes 2001, mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut).

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe, në koordinim më të, është trajtuar rasti. Me aktvendim nga prokurori, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

The post Mbi 17 kilogramë m@rihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona appeared first on Kosovapost.net.