Angazhimi i NATO-s për sigurinë në Kosovë mbetet i palëkundur. Kështu ka deklaruar zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e cila theksoi se aleatët janë të gatshëm dhe të vendosur për të ndihmuar. Ajo tha se kanë bashkëpunim të mirë me institucionet vendore të sigurisë, nga i cili janë ndërtuar kapacitete, njohuri dhe ekspertizë.
Aleanca është e përkushtuar për të mbështetur Kosovën si vend me rëndësi strategjike. Në Bruksel, aty ku janë takuar ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, vëmendje iu dha edhe Kosovës.
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në një intervistë për RTK-në e ka vlerësuar bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në Kosovë. Ajo ka rikonfirmuar se mbështetja për të vazhduar tutje është e padiskutueshme.
“Një numër ministrash, veçanërisht nga Ballkani Perëndimor, por edhe ata të përfshirë në misionet tona në rajon, trajtuan çështjen e Ballkanit. Të gjithë theksuan nevojën për të ruajtur vëmendjen dhe vigjilencën, sepse Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për Aleancën. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin që kemi pasur me institucionet e sigurisë. Besojmë se angazhimi ynë ka sjellë rezultate pozitive”, deklaroi ajo.
Pas ngjarjeve të vitit 2023, kur personeli i KFOR-it u sulmua, dhe menjëherë pas atyre sulmeve ne rritëm praninë tonë, deklaroi Shekerinska.



Të tjera
Cilat sëmundje mund të barten me anë të transfuzionit
Pse duhet të hani mjaltë në mëngjes?
Arra dhe rozmarinë për kujtesë të fortë