Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Rastet e raportuara janë nga Fushë Kosova, Peja, Mitrovica e Jugut dhe Gjilani.

Rastet e raportuara:

Fushë Kosovë / 21.06.2026. Me datën 22.06.2026 janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë nën dyshimin se me datën e cekur kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjilan/21.06.2026 – 23:26. Me datën 22.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese e shqetësuese viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pejë / 22.06.2026 – 22:29.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë Jug / 22.06.2026 – 01:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.